Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë pati nderin të marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Sllovenisë. Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit të biznesit, duke ofruar një mundësi të çmuar për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Pjesëmarrja në këtë ngjarje rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe angazhimin e përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, institucional dhe investues. Oda Sllovene e Bizneseve mbetet e përkushtuar në promovimin e partneriteteve të qëndrueshme, krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Një ditë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Në ceremoninë e prezantimit të Fire Destroyer Kosova, morën pjesë përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve të ndryshëm, ku patëm nderin të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti. Në emër të Odës Sllovene të Bizneseve, Drejtori Ekzekutiv, z. Bajram Fusha, përshëndeti këtë iniciativë, duke vlerësuar rëndësinë e kompanive që sjellin në tregun kosovar jo vetëm produkte inovative, por edhe teknologji të avancuar, standarde evropiane, siguri dhe mundësi të reja për zhvillimin e komunitetit të biznesit. Gjatë fjalës së tij, z. Fusha theksoi se kompani si Fire Destroyer janë shembuj konkretë të vlerës së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, duke sjellë ekspertizë, inovacion dhe zgjidhje moderne që ndihmojnë bizneset të përballen me sfidat e sigurisë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e operimit të tyre. Fire Destroyer Kosova prezanton një teknologji të avancuar evropiane për mbrojtje aktive dhe automatike nga zjarri, e cila funksionon pa energji elektrike, pa sensorë dhe pa ndërhyrje njerëzore, duke mundësuar reagim të shpejtë dhe reduktim të dëmeve materiale dhe rreziqeve për jetën e njerëzve. Në përmbyllje të aktivitetit, Drejtori Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, ftoi z. Durim Sheremeti dhe i dorëzoi simbolikisht dhuratën promocionale të brendit kombëtar slloven “I Feel Slovenia”, si shenjë vlerësimi për angazhimin në sjelljen e teknologjive dhe zgjidhjeve inovative evropiane në Kosovë. Oda Sllovene e Bizneseve vazhdon të mbështesë dhe promovojë iniciativa që forcojnë lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, duke krijuar mundësi të reja për bizneset, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat.
Drejtori Ekzekutiv i Oda Sllovene e Bizneseve mori pjesë në Forumin Global të Bizneseve 2026, i cili u zhvillua në Slloveni, duke përfaqësuar organizatën dhe komunitetin e biznesit në Kosovë në një platformë të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuar në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe krijimin e lidhjeve të reja biznesore. Pjesëmarrja në këtë forum pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Oda Sllovene e Bizneseve për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Sllovenisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar hapësira të reja për shkëmbim të përvojave, zhvillim ekonomik dhe partneritete afatgjata. Përmes pjesëmarrjes në ngjarje të tilla ndërkombëtare, Oda Sllovene e Bizneseve vazhdon të forcojë rolin e saj si urë lidhëse ndërmjet komuniteteve të biznesit dhe të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për rritje dhe bashkëpunim. Kur ndërtohen lidhje të forta, krijohen mundësi të mëdha.
Pjesëmarrja e EAC – Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë në panairet ndërkombëtare AGROKOS & EXPOKOS 2026, të mbajtura në Prishtinë më 3–4 qershor 2026, përfaqësoi një nga ngjarjet më të rëndësishme promovuese dhe biznesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo pjesëmarrje shërbeu si një mundësi e vlefshme për promovimin e ekonomisë sllovene, prezantimin e kompanive dhe produkteve sllovene, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës, Sllovenisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Përmes prezencës në AGROKOS & EXPOKOS, EAC theksoi potencialin ekonomik dhe investues të Sllovenisë, duke prezantuar inovacionin, ekspertizën dhe konkurrueshmërinë e kompanive sllovene, si dhe duke krijuar lidhje të reja me biznese dhe investitorë të interesuar në tregun rajonal. Panairet përfshinë sektorë kyç si bujqësia, ndërtimtaria, energjia, minierat dhe mbrojtja e siguria, duke krijuar një platformë dinamike për rrjetëzim, shkëmbim njohurish dhe zhvillim biznesi. Pjesëmarrja në këto ngjarje prestigjioze kontribuoi në rritjen e dukshmërisë së kompanive sllovene dhe në forcimin e bashkëpunimit afatgjatë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajon.
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë dhe Rrjeti Global i Bizneseve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi para më shumë se 200 bizneseve dhe përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet e botës. Drejtori Ekzekutiv Bajram Fusha dhe Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve, Omer Nura, bashkuan duart për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, investimi dhe zhvillimi ndërkombëtar, me synim fuqizimin e rrjetit global të bizneseve dhe zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të partnerëve dhe anëtarëve të Odës Sllovene të Bizneseve. Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së kapitalit, dijes dhe përvojës në një platformë të përbashkët zhvillimi, suksesi dhe ndikimi global.
Ky Forum Biznesi është organizuar nga Oda Sllovene e Bizneseve bashkë me Shoqatën Migjeni në Slloveni, Odën ekonomike Shqipëtare në Kosovë dhe Qendren e Bizneseve Suharekë këto takime sollën një platformë të fuqishme për lidhjen e bizneseve dhe institucioneve nga Kosova dhe Sllovenia. Në një atmosferë dinamike dhe bashkëpunuese, u zhvilluan me sukses takimet biznesore në Slloveni, duke sjellë së bashku përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve nga Kosova dhe Sllovenia. 🔹 Hapja & Prezantimet Ngjarja u hap me fjalime dhe prezantime nga organizatorët dhe partnerët institucionalë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. 🔹 Mundësitë e biznesit 🇽🇰🇸🇮 Mundësitë konkrete për investime dhe bashkëpunim u prezantuan nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, i cili theksoi potencialin e madh për partneritete strategjike dhe zhvillim të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. 🔹 Takimet B2B Bizneset zhvilluan takime direkte B2B, duke eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta. 🔹 Rrjetëzimi & Bashkëpunimi Atmosfera e hapur mundësoi krijimin e lidhjeve të reja profesionale dhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese. 🎨 Art & Biznes Një dimension i veçantë iu dha ngjarjes përmes ekspozitës së artistes, duke sjellë artin më afër komunitetit të biznesit. 🇽🇰 Pritja në Ambasadë Ngjarja kulmoi me një pritje dhe ekspozitë në Ambasadën e Kosovës në Slloveni, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. ✨ Një hap më afër partneriteteve të qëndrueshme dhe sukseseve të përbashkëta!
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Bajram Fusha, u prit sot në takim nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila. Takimi shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje kyçe, ndër to: - Rritja e bashkëpunimit institucional për tërheqjen e investitorëve sllovenë dhe evropianë në Kosovë - Organizimi i Forumit të përbashkët Kosovë–Slloveni, si mundësi për forcimin e lidhjeve tregtare dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme - Zhvillimi i parqeve industriale dhe zbatimi i politikave të gjelbra për një zhvillim ekonomik afatgjatë. Ministrja Kusari-Lila prezantoi vizionin e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me iniciativa që sjellin investime cilësore, inovacion dhe vende të reja pune. Oda Sllovene e Bizneseve e vlerëson lartë këtë takim dhe mbetet e përkushtuar që së bashku me institucionet e Kosovës të krijojë mundësi konkrete për biznesin dhe investitorët.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, z. Bajram Fusha, u prit sot në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.Në takim u diskutua për hapat konkretë që do të ndërmerren për forcimin e lidhjeve ekonomike mes Gjilanit dhe Sllovenisë, me fokus të veçantë në: - Lehtësimin e qasjes së bizneseve gjilanas në tregun slloven dhe evropian - Ndërtimin e partneriteteve të reja biznesi - Hapjen e mundësive të reja për investime dhe zhvillim. Kryetari Hyseni theksoi se Gjilani mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit që sjellin vende të reja pune për qytetarët.Oda Sllovene e Bizneseve e vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë me veprime konkrete në periudhën e ardhshme.
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë (EAC) ka kënaqësinë t'ju ftojë në webinarin online Elementum World, të organizuar në bashkëpunim me partnerët tanë. Ky sesion do të mbledhë ekspertë të njohur për të diskutuar qasjen strategjike ndaj metaleve të çmuara, me fokus në: Pronësinë e mbrojtur ligjërisht dhe fizikisht Likuiditetin global Ruajtjen afatgjatë të vlerës Menaxhimin etik dhe transparent të pasurisë Gjithashtu do të prezantohen raste studimore dhe praktikat më të mira të investimeve në metale të çmuara në tregun slloven, duke përfshirë segmentin e biznesit (B2B) dhe atë të konsumatorit (B2C). 📅 15 Prill 2026 🕐 11:00 CEST 💻 Online | Në gjuhën angleze 🎟️ Pjesëmarrja falas (vende të kufizuara) 👉 Regjistrohuni këtu: https://us06web.zoom.us/.../reg.../WN_9PcRqPwPTf-WhfTffMCbvQ Mos e humbisni këtë mundësi!
Balkonnect Festival 2026 rikthehet më i madh dhe më ambicioz, duke u mbajtur nga 21 deri më 23 maj 2026 në Tiranë, Shqipëri. Pas edicionit të parë në Prishtinë, që bashkoi liderë të inovacionit, investimeve, teknologjisë, financave, industrisë, energjisë dhe sipërmarrjes, Balkonnnect zgjerohet me një prani më të fortë rajonale dhe ndërkombëtare. Festivali shërben si një platformë për ndërtimin e partneriteteve konkrete, lidhjen e bizneseve me investitorë dhe institucione, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe transformimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Panairi Ndërkombëtar i Agribiznesit, Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS 2026 do të zhvillohet më 27–28 Maj 2026 në Prishtinë, Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Si platformë kryesore në Ballkan për rrjetëzim dhe tregti në sektorin e agribiznesit, panairi ofron një mjedis strategjik për ekspozues vendorë dhe ndërkombëtarë për të prezantuar produktet në bujqësi, ushqim, pije dhe teknologjitë përkatëse, duke lehtësuar partneritete të reja dhe zgjerimin e tregut. Në kuadër të panairit zhvillohen gjithashtu seminare, workshope dhe konferenca me ekspertë të industrisë dhe aktorë institucionalë për të nxitur zhvillimin dhe inovacionin e sektorit.
Panairi EXPOKOS 2026 do të mbahet më 27–28 Maj 2026 në Prishtinë, Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Si një nga ngjarjet promovuese dhe tregtare më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, EXPOKOS bashkon sektorë kyç si ndërtimi, energjia, minierat, siguria dhe mbrojtja, duke ofruar një platformë strategjike për rrjetëzim biznesi, zgjerim tregu dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Programi i panairit përfshin ekspozita të kompanive dhe aktivitete profesionale, përfshirë takime B2B, seminare, punëtori dhe prezantime ekspertësh, duke tërhequr vendimmarrës, vizitorë profesionalë dhe ekspozues nga rajoni dhe më gjerë
AGRA 2026 është panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar në rajon për sektorët e bujqësisë, ushqimit dhe pylltarisë, i cili do të mbahet nga 22 deri më 26 gusht 2026 në Gornja Radgona, Slloveni. Panairi ofron një platformë të fuqishme për prezantimin e teknologjive moderne, zgjidhjeve të qëndrueshme dhe krijimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke bashkuar profesionistë dhe kompani nga i gjithë zinxhiri vlerësues bujqësor dhe ushqimor.
MOS 2026 është panairi më i madh biznesor dhe tregtar në rajon, i cili do të mbahet nga 16 deri më 20 shtator 2026 në Celje, Slloveni. Ngjarja sjell së bashku mbi 50,000 vizitorë dhe rreth 650 ekspozues nga rreth 20 vende, duke ofruar një platformë për inovacion, ndërlidhje biznesi, zgjidhje për ndërtim të qëndrueshëm, teknologji, turizëm dhe mundësi të tjera zhvillimi